Në aplikimin për marrjen në përdorim të hapësirës së plazhit për ushtrimin e veprimtarisë së stacionit të plazhit subjektet e interesuara duhet të paraqesin dokumentacionin, si më poshtë vijon: 

a) kërkesën e subjektit për marrjen në përdorim të hapësirës së plazhit për ushtrimin e veprimtarisë së stacionit të plazhit; 

b) planin e biznesit për ushtrimin e veprimtarisë së stacionit të plazhit, duke përfshirë parashikimin e vlerës së investimit, të ardhurave dhe shpenzimeve; 

c) dokumentacionin për të vërtetuar eksperiencë të mëparshme pozitive në ushtrimin e veprimtarisë së stacionit të plazhit. Në këtë rast, njësia e vetëqeverisjes vendore, para lidhjes së kontratës, ka detyrimin që të verifikojë nëse subjekti aplikues ka përmbushur detyrimet që rrjedhin nga kontratat e mëparshme; 

ç) ekstraktin e regjistrimit të subjektit të lëshuar nga organet përkatëse, nëse ka; 

d) vërtetimin nga autoritetet tatimore se subjekti ka shlyer të gjitha detyrimet tatimore; 

dh) vërtetimin nga institucionet përkatëse që nuk është në ndjekje penale, si dhe nuk ka procese gjyqësore lidhur me aktivitetin; 

e) vetëdeklarimin se subjekti është njohur me kushtet, kriteret dhe kërkesat për ushtrimin e veprimtarisë së stacionit të plazhit dhe mban përgjegjësi të plotë për plotësimin dhe zbatimin tyre, sipas ligjeve dhe akteve nënligjore në fuqi

f) Vrojtues Plazhi te licensuar 

Aplikimet duhet të përfundojnë brënda datës 15.03.2020, pasi në bazë të nenit 4 pika 4 të VKM 171 datë 27.03.2019, me përfundimin e afatit 31.03.2020, Plazhet për të cilat nuk është lidhur kontratë deri në këtë datë, do të funksionojnë si plazhe publike.