Printo

Për vitin akademik 2021-2022,  Universiteti Polis i është drejtuar Bashkisë Durrës me kërkesën e tij për bashkëpunim me nr. 4132/21  prot., datë 14.05.2021, duke i akorduar maturantëve të kësaj Bashkie 10 (dhjetë) bursa studimi. Këto bursa konsistojnë në zbritje 50% të tarifës së studimit në programet e mëposhtme:

Maturantët të cilët dëshirojnë të studiojnë në këto degë duhet të plotësojnë kushtin e mesatares mbi 8 (duke iu referuar mesatares së llogaritur me VKM), mund t’a përfitojnë këtë bursë për të 3 vitet e studimit, me kusht ruajtjen e nivelit dhe cilësisë në çdo vit të studimit.

Mirëpresim të gjithë maturantët që plotësojnë kushtet e mësipërme të paraqesin një kërkesë pranë Bashkisë Durrës brënda datës 22 Qershor 2021.