Njoftim lidhur me konsultimin publik në website e Bashkisë Durrës (www.durres.gov.al) lidhur me kërkesën e Ministrisë së Mjedisit dhe Turizmit për përcjellje këshillit bashkiak Durrës lidhur me dhënien e dakordësisë për vijimin e procedurave për heqje nga fondi pyjor kombëtar sipas kërkesës së Subjektit ” LURA” sh.p.k. i cili është i pajisur me:

  1. Vendim të KKT Nr. 13, datë 13.01.2020 për Miratimin e Lejes së Zhvillimit për Objektin “Kompleks Turistik Rezidenciale dhe Hotelier LURA – 5, Ishëm Bashkia Durrës“
  2. Vendim të KKT Nr. 34, date 17.03.2021 për Një Ndryshim në Vendimin e Këshillit Kombëtar të Territorit Nr.13, datë 13.01.2020 për Miratimin e Lejes së Zhvillimit për Objektin “Kompleks Turistik Rezidenciale dhe Hotelier LURA – 5, Ishëm, Bashkia Durrës“
  3. Vendim të KKT Nr. 35, datë 17.03.2021 për Miratimin e Lejes së Ndërtimit për Objektin “Resort Turistik LURA – 5, Faza 1, Ishëm, Bashkia Durrës“
  4. Vendim të KKT Nr. 20, datë 10.06.2021 për Miratimin e Lejes së Ndërtimit për Objektin “Resort Turistik LURA – 5, Faza 2, Ishëm, Bashkia Durrës“

Kjo kërkesë e Ministrisë së Mjedisit e Turizmit bazohet Ligjin për Pyjet nr. 57/2020, neni 17/a:

Struktura përgjegjëse për pyjet në bashki ka këto detyra:

  • përgjigjet për administrimin tërësor të fondit pyjor kombëtar, publik e privat, brenda kufijve administrativë të bashkisë;

dhe pikës 2, shkronja "b", e VKM-së nr. 591/2018, për vijimin e procedurave të heqjes nga fondi pyjor, ku kërkohet miratimi me shkrim me Vendim të Këshillit Bashkiak për dakordësinë lidhur me vijimin e procedurës nga institucionet e tjera për heqjen nga fondi pyjor për sipërfaqen e ndërtimit të strukturave sipas Fazës-1 dhe Fazës-2 të miratuar nga KKT-ja sipas sipërfaqeve të mëposhtme:

  1. Në Vendimin e KKT Nr. 35, datë 17.03.2021 për Miratimin e Lejes së Ndërtimit për Objektin “Resort Turistik LURA – 5, Faza 1, Ishëm, Bashkia Durrës“ Sipërfaqja që zë struktura është 2979.93 m² e cila shtrihet në ngastrat 66 c në Ekonominë pyjore Rotull, Durres
  2. Në Vendimin e KKT Nr. 20, datë 10.06.2021 për Miratimin e Lejes së Ndërtimit për Objektin “Resort Turistik LURA – 5, Faza 2, Ishëm, Bashkia Durrs “Sipërfaqja që zë struktura është 7764.59 m² e cila shtrihet në ngastrat 66 b në Ekonominë pyjore Rotull, Durrës