Fondacioni “Shqipëria Tjetër” njofton se pas përfundimit të detyrimeve dhe procedurave të parashikuara dhe detyruara ligjore, si dhe pas përcaktimit dhe miratimit të hapësirës përkatëse nga Bashkia Durrës, hapet konkursi për realizimin e Shtatores së Mbretëreshës Teuta. 

Ftojmë të gjithë skulptorët e interesuar të marrin pjesë në këtë konkurs që të paraqesin bocetet dhe skicat e tyre deri më datën 16.11.2022.

Të gjitha bocetet dhe skicat e dorëzuara brenda afatit kohor të mësipërm do të paraqiten për vlerësim pranë një jurie profesionistësh të fushës të përbërë nga skulptorët: 

z. Mumtas Dhrami,

z. Thoma Thomai, 

z. Artan Peqini, 

nga arkeologu z. Skënder Muçaj, 

dhe nga gazetari z. Marin Mema.

Fondi i parashikuar për realizimin e kësaj shtatoreje në bronz është 32 mijë euro dhe përmasa e saj kërkohet të jetë 3 (tre) metra e lartë, e vendosur mbi një bazament 1 (një) metër të lartë. 

Vendi ku do të vendoset shtatorja sipas përcaktimit të autoriteteve vendore është Sheshi “20 shkurti” (Ish sheshi “Pranvera”) në Durrës.

Për informacione të mëtejshme ju lutem kontaktoni në adresë e mëposhtme: 

Questo indirizzo email è protetto dagli spambots. E' necessario abilitare JavaScript per vederlo.