Stampa

AdriMOB - Lëvizshmëria e qendrueshme në zonën e bregdetit të Adriatikut (Sustainable coast MOBility in Adriatic area)

Përshkrimi i projektit:
ADRIMOB është në përputhje me Përparësinë 3 - Masën 3.2 të Programit I.P.A. të Bashkimit Europian: ka për qëllim të favorizoje zhvillimin e sistemit të transportit të qëndrueshëm përgjatë dhe ndërmjet brigjeve të Adriatikut, si edhe ne shtetet partnere .

Deti Adriatik është konsideruar për kohë të gjatë si një pengesë për integrimin në BE, në realitet paraqet një mundësi të madhe për zhvillimin dhe konkurencën e zonës së Adriatikut. ADRIMOB është përcaktuar duke marrë parasysh sfondin specifik dhe problemet e identifikuara duke filluar nga panoramë e përgjithshme për politikën e BE-së në fushën e lëvizshmërisë të qëndrueshme, analiza e situatës së Mobilitetit në zonën e Adriatikut, deri në gjendjen specifike të problemeve të ngritura nga partnerët e fushës .
                
Duke marrë parasysh zonën e bashkëpunimit dhe rritjen e vazhdueshme aktiviteteve të turizmit dhe biznesit në bregdetin e Adriatikut, lind nevoja për inisiativa të lëvizshmërisë së qëndrueshme, për të përcaktuar strukturën e një sistemi më pak ndotës të transportit si për mallrat, ashtu dhe të pasagjerëve.

Është i nevojshem planifikimi i një strategjie të integruar të transportit të qëndrueshëm, për të favorizuar lëvizjen e qëndrueshme të rritjes së numrit të njerëzve që udhëtojnë për arsye të ndryshme: të punës, turizmit biznesit, etj. Pra, projekti synon të forcojë dhe të integrojë rrjetin e infrastrukturave, duke zhvilluar dhe përmirësuar shërbimet e transportit dhe komunikimin.

Projekti ADRIMOB përfshin portet kryesore të zonës ndërkufitare (Venecia, Ravenna, Rimini, Cesenatico, Pesaro- Urbino, Pescara, Brindisi, Bari, Rovinj, Rab, Split, Durrës, Bar, dhe portet kryesore të zonës sllovene te të Igumenicës

Projekti ka filluar në shkurt të vitit 2011 dhe do të përfundojë në tetor të vitit 2014.

Objektivat e projektit:
Objektivi i projektit është që të propozojë zgjidhje konkrete për problemet reale, duke përmirësuar dhe rritur aksesueshmërinë ne zonën e Adriatikut, infrastrukturën dhe rrjetet e transportit.
Objektivat specifike janë:

Rezultatet e pritshme:
Rezultatet qe projekti Adrimob synon të ketë janë:

Partnerët e projektit:


Kontakte te projektit: