Dendësia e lartë në zonat urbane ushtron presione akute mbi sistemet e transportit përmes vëllimit të madh të lëvizjes së mallrave dhe njerëzve që lëvizin nëpër qytete. Sidoqoftë, përveç planifikimit strategjik, edhe planifikimi i lëvizshmërisë urbane të qëndrueshme kërkon gjithashtu bashkëpunim. Lëvizshmëria është një çështje që kapërcen kufijtë zyrtarë të qytetit, ndaj dhe transporti efikas dhe i qëndrueshëm gjithashtu kërkon bashkëpunim ndërmjet autoriteteve lokale si edhe midis niveleve të tjera të qeverisjes.

Qëllimi i Projektit

Projekti Urban Transports/Transportet Urbane, korrespondon me një gjeneratë të dytë të strategjisë së kapitalizimit të programit Interreg-Med 2014-2020, e cila parashikon promovimin e transferimit të rezultateve dhe politikave të zhvilluara nga Komuniteti i Transporteve Urbane, përmes integrimit dhe ndërlidhjes strategjike të serive të aktiviteteve në nivelin transnacional.,

Partneriteti i Transporteve Urbane është thellësisht i specializuar në Transportet Urbane dhe rrjetëzimin në Mesdhe. Projekti horizontal, do të kontribuojë në një identitet unik në planifikimin e lëvizshmërisë në zonën e Mesdheut duke rritur veçoritë e tij si një çelës për të zbatuar strategjitë e karbonit të ulët. Ndihma e ndërsjellë midis bashkive dhe zonave metropolitane do të jetë thelbësore për depërtueshmërinë e suksesshme të produkteve të shkruara me kapital, duke hapur rrugën për t'i bërë transportet urbane me të vërtetë të qëndrueshme.

Rezultatet e Projektit

1. Ndërmarrja e një proçesi integrues me një fushë të gjerë tematike me fokus në zhvillimin territorial: Në këtë fazë, ushtrimi i kapitalizimit shkon përtej bashkimit të Projekteve Modulare, shumica e të cilave tashmë kanë përfunduar. Ky rezultat do të sigurojë zgjerimin e fushës apo fokusit tematik dhe territorial, duke përfituar nga rezultatet apo eskperiencat e Projekteve Modulare dhe duke i plotësuar ato me programe të tjera (H2020, ENI-CBC-MED, Interreg-Europe). Projekti parashikon ndarjen në grupe pune, në një shkallë relativisht të vogël, për të siguruar një ndërveprim më të thellë. 4 (katër) Wokshop-e do të organizohen gjatë fazës së integrimit, duke përfshirë Projktet Modulare, partnerë të asociuar dhe palët/grupet përkatëse të interesuara duke përfituar edhe nga aktorët e tjerë të rrjetit/network-ut të përfshirë si partnerë për të zgjeruar shtrirjen e proçesit. Mjetet ekzistuese që vijnë nga platformat e vendosura si Civitas, Eltis, MedUrbantools do të mbështesin takimet dhe organizimin e workshop-eve.

2. Një ushtrim strategjik ndërlidhës në 8 territore të zgjedhura për të arritur kapitalizimin në masa, politika dhe veprime: Për të siguruar që transferimi materializohet në supozimin real dhe të prekshëm të zgjidhjeve, masave apo politikave, kërkon një bashkëpunim të ngushtë, nëpërmjet zhvillimit të një metodologjie solide të transferimit dhe të kapitalizimit. Një nga rezultatet qendrore të projektit është kryerja e një ushtrimi strategjik ndërlidhës në 8 territore të zgjedhura, që do të zgjidhen përmes një thirrjeje të hapur e cila do të vlerësojë gatishmërinë e tyre për të hyrë në një projekt të tillë. Katër nga partnerët do të monitorojnë 2 territore dhe shoqërimi do të përbëhet nga ndihma teknike dhe takime ballë për ballë.

3. Promivimi i një iniciativë për huazimin e politikës për të promovuar ndryshime inovative në kuadrin e politikave në nivelin lokal, rajonal, kombëtar dhe Europian. Projekti parashikon aktivitete për të garantuar që huazimi i politikës është e siguruar. Nga njëra anë, përmes dy seminareve të organizuara në Bruksel që synojnë DG MOVE dhe eurodeputetët, si dhe palët e ndryshme të interesit. Nga ana tjetër, projekti parashikon përpunimin e tre politikave të shkurtra dhe një dokument politikash, i cili, larg nga të qenit një ushtrim teorik, do të shërbejë si një bazë për takime ballë për ballë me autoritetet e zgjedhura territoriale për të kryer shkëmbime në mënyrë që të të bëjë një propozim konkret për të realizuar risi në politika dhe rregullore. Përvoja e projektit GO SUMP tregon se burime specifike dhe strategjike janë të nevojshme për ta bërë këtë ushtrim të politikës të suksesshme.

4. Garantimi i një proçesi për të siguruar koherencën dhe plotësimin me iniciativat e tjera dhe komunitetet rajonale: Projekti synon të sigurojë komplementaritetin dhe koherencën rajonale me iniciativat ekzistuese që trajtojnë të njëjtin objektiv të përgjithshëm për të promovuar zhvillimin e qëndrueshëm përmes zgjidhjeve inovative në rajonin e Mesdheut. Së pari, përmes kërkimit të sinergjive me palët e interesuara nga anëtarët e fqinjësisë Jugore dhe Lindore të rrjeteve të ndryshme të partneritetit në projekt (UNIMED, MedCities) dhe gjithashtu CODATU. Kjo pjesëmarrje do të jetë e tërthortë gjatë zbatimit të aktiviteteve të Transferueshmërisë (Paketa e Punës 4) dhe Kapitalizimit (Paketa e Punës 5) të njohurive dhe eksperiencave më të mira në fushën e lëvizshmërisë. Së dyti, përmes pjesëmarrjes së Programit Interreg Med, PANORAMED dhe Projekteve Strategjike dhe kërkimit të ndërveprimit si gjatë përcaktimit të paketave të transferueshmërisë ashtu edhe gjatë ushtrimit të kapitalizimit. Më në fund, do të organizohet një shkollë e përbashkët verore për të siguruar bashkërendimin dhe koherencën e aktiviteteve.

Partneriteti i Projektit:

  • Forumi MEDCITIES, Barcelonë, Spanjë (Partneri Lider i Projektit)
  • AREA Science Part, Trieste, Italy
  • CODATU, Lion, Francë
  •  CIVINET CY – EL, Zografou, Greqi
  • UNIMED – Mediterranean Universities Union, Romë, Itali
  • POLIS, Brukse, Belgjikë
  • Bashkia Durrës, Durrës, Shqipëri

Kohëzgjatja e Projektit: 01/11/2019 – 30/06/2022

Më shumë informacion mbi këtë Projekt mund të gjendet në faqen zyrtare: https://urban-transports.interreg-med.eu/.