Arbëreshët nuk e kanë harruar vendin e të parëve dhe ruajnë të gjalla zakonat e tyre të pasura, si gjuhën, veshjet, ritet dhe doket. Këtë e dëshmuan edhe në një manifestim madhështor në sheshin para Bashkisë së qytetit tonë duke bërë të spikasë një nga veçoritë që i karakterizon më shumë; ruajtja dhe zhvillimi i identitetit të tyre të cilin e kanë kuruar me një kujdes të jashtëzakonshëm. Në këtë manifestim zhvilluar me rastin e përkujtimit të betejave të heroit tonë kombëtar Gjergj Kastrioti Skënderbeu arbëreshë nga zona e Lungros në Kalabri, Casalvechio dhe San Bebedetto Ulano interpretuan këngë e valle tradicionale duke marrë duartrokitjet e publikut durrsak.