Në pishinën olimpike “Taq Dafa” të Durrësit zhvillohet kampionati ndërkombëtar i notit. Për të ndjekur këtë event ka qenë i pranishëm edhe kryetari i Bashkisë së Durrësit Vangjush Dako i cili ka uruar notarët dhe ka deklaruar se tashmë me këtë pishinë olimpike totalisht të rikonstruktuar notarët durrsakë i kanë të gjitha kushtet optimale për tu stërvitur dhe për të arritur rezultate të larta në gara kombëtare dhe ndërkombëtare. Në këtë eveniment të rëndësishëm sportiv marrin pjesë ekipe nga Shqipëria, Kosova, Maqedonia e Veriut, Mali i Zi, Italia dhe Gjermania. Ekipi Teuta i Durrësit përfaqësohet në këtë kampionat me të gjitha grupmoshat. Rikonstruksioni i pishinës “Taq Dafa” të Durrësit dhe shndërrimi i saj në një pishinë olimpike moderne mundëson tashmë që përveç kampionateve kombëtare të zhvillohen në Durrës edhe kampionate ndërkombëtare për sportin e notit.