Durrësi me një sezon turistik të pasur me aktivitete kulturore. Është mbyllur në një natë magjike edicioni i 9 i bienales “Netët e Muzikës Klasike 2019” ku organizatori i eventit, violinisti i njohur Florian Vlashi, kishte zgjedhur temën e këtij viti “Muzika dhe vena, një harmoni e përkryer”. Qytetarë durrsakë por edhe turistë të shumtë kanë ndjekur koncertin përmbyllës në arenën mitike të amfiteatrit. Sukses i merituar i kësaj bienale që zgjati për një javë dhe solli në Durrës tingujt klasikë të kompozitorëve më të mëdhenj botërorë nën interpretimin e instrumentistëve të njohur vendas e të huaj si dhe të sopranos me famë botërore Inva Mula. Durrësi qytet i kulturës dhe i artit.