Kryetarja e Bashkisë së Durrësit Valbona Sako ka zhvilluar një takim me Drejtoreshën kombëtare të Organizatës Terre des Hommes për Shqipërinë, Alketa Lasku. Në këtë takim është diskutuar gjerësisht mbi programin që Terre des Hommes zbaton në Shqipëri dhe konkretisht projektit IRMA , e cila ka në fokus riintegrimin e familjeve të rikthyera nga migrimi.

Kryetarja e bashkise Valbona Sako shprehu mbështetjen maksimale për aktivitetet e Terre des Hommes në kuadër të projektit, me qëllim ofrimin e shërbimeve sa më cilësore për fëmijët, të rinjtë dhe familjet e rikthyera.

Organizata Terre des Hommes prej 20 vitesh punon intensivisht me bashkinë e Durresit, për mbrojtjen e fëmijëve. Në vitin 2008 së bashku me bashkinë u hap zyra e mbrojtjes së fëmijëve dhe më tej bashkëpunimi ka qenë për mbështetjen e familjeve vulnerabel kryesisht me fokus fëmijët. Aktualisht nëpërmjet projektit IRMA, janë duke u ofruar shërbime me bazë komunitare pranë qendrës komunitare në Nishtulla, për integrimim, fuqizimin dhe mbështetjen e fëmijëve dhe familjeve të rikthyera. Mbështetja e organizatës Terre des Hommes do të vazhdojë edhe më tej me programet në fushën e mbrojtjes së fëmijëve, drejtësisë së të miturve dhe migracionit.