Shqipëria dhe Durrësi  mirëpresin një ndër eventet më të bukura të kësaj vere me datë 24 Gusht tek  Porti i Durrësit (hyrja kryesore Veliera) ora 18:00  

Anija Katariane me vela “Fateh Al Khair” e cila po lundron botën për promovimin e Kampionatit Botëror të futbollit në Katar 2022, vjen dhe në qytetin e Durrësit.

Mbërrin në port me 24 Gusht në orën 18.00. Ndaj kryebashkiakja e Durrësit Valbona Sako, bashkë me Ambasadorin e Katarit do të zhvillojnë ceremoninë e pritjes së saj e shoqëruar me disa aktivitete argëtuese dhe artistike për qytetarët dhe pushuesit tanë.

Më pas të gjithë do të kenë mundësinë të hyjnë dhe të shohin nga brenda anijen, ku do të njihen dhe vetë me të si dhe me kulturën detare të Katarit.