Bashkia e Durrësit ka vijuar me intensitet punën për pastrimin e përditshëm të qytetit. Larja e rrugëve dhe trotuareve, kryhet në orët e para të mëngjesit.

Përveç pastrimit të qytetit dhe përkujdesjes së hapësirave të gjelbëra, kryebashkiakja Sako ka patur në fokus të veçantë shkollat ku gjithçka duhet të jetë gati për fillimin e vitit shkollor 2019. 

Dy ditë më parë kryebashkiakja Sako ka zhvilluar gjithashtu një takim me drejtuesit e shkollave ku është diskutuar në lidhje me mbarëvajtjen e sezonit të ri shkollor. 

Bashkia Durrës ka punuar për infrastrukturën shkollore dhe pajisjen me bazë materiale të tyre ndërkohë që kryebashkiakja Sako ka kërkuar përkushtimin maksimal për t’ju siguruar nxënësve kushte sa më të mira për zhvillimin e procesit mësimor. 

Po kështu vijon aksioni për përfundimin e heqjes së 70 kioskave nga shkollat e Durrësit. 

Apeli i sensibilizimit shkon për të gjithë qytetarët të cilët duhet të kontribuojnë në mbajtjen pastër të qytetit duke hedhur gjithmonë mbeturinat në vendet e caktuara me moton mbaj pastër gjej pastër.