Bashkia e Durrësit është një ndër 6 Bashkitë e vendit që po vë në zbatim manualin e proceseve bazë për arsimin parashkollor, funksion i marrë se fundmi nga pushteti vendor. Në bashkëpunim me ekspertët e projektit “Bashki të Forta” po punohet intensivisht për të sjellë një model sa me funksional për ofrimin e shërbimit në nivelet më të larta të arsimit parashkollor. Bashkia Durrës ka në fokus infrastrukturën sociale dhe arsimore për të përmirësuar jetën e qytetarëve të Durrësit. Gjatë vizitës në kopshtin 7 Marsi kjo nismë iu prezantua edukatoreve. Në këtë prezantim ka marrë pjesë kryetarja e Bashkisë së Durrësit Valbona Sako si dhë përfaqësues të projektit “Bashki të Forta”. Kryebashkiakja Sako ka biseduar edhe me edukatoret e këtij kopshti ku përtej punës së bukur që kanë, ato ndanë me kryebashkiaken edhe sfidat e përditshme si dhe bashkëbiseduan me të në lidhje me modelet e reja të ofrimit të shërbimit në arsimin parashkollor. Në fund të takimit të pranishmit vizatuan me fëmijët e“Grupit të Luleve”.