Stampa

Këshilli Bashkiak i Bashkisë Durrës vendosi në mbledhjen e sotme miratimin e bonusit të qirasë për 660 familjet e para që  kanë aplikuar pranë Bashkisë Durrës.

Vlera e pagesës së qirasë mujore do të jetë në varësi të madhësisë së familjes, tipit të banesës dhe nivelit të çmimit mesatar në treg.
 
Çdo familje që dëshiron të aplikojë prej këtej e në vijim për përfitimin e bonusit të qirasë, duhet të dorëzojë pranë bashkisë:
 
1) Vërtetimin nga njësia administrative/lagjja që banesa rezulton e pabanueshme;
2) Akt Konstatimin nga Instituti i Ndërtimit ku të përcaktohet si godinë e pabanueshme, ose për t’u prishur (dokument i disponueshëm pranë Bashkisë Durrës/njësisë administrative përkatëse);
3) Çertifikatën familjare, dhe 
4) Të dhënat e llogarisë bankare.
 
Të gjithë qytetarët e interesuar janë të lutur të dorëzojnë dokumentacionin e sipërpërmendur dhe të plotësojnë formularin e aplikimit pranë Bashkisë.
 
Ndërkohë, në vijim të këtij lajmi të mirë për Durrësin, konfirmoj që në Bashkinë Tiranë janë aprovuar 922 Bonuse Qeraje, nga të cilat 554 janë shpërndarë dhe deri tani 5 familje janë akomoduar në banesa me qera.