Në këtë vigjilje festash të fundvitit i uroj “Nga mot Gëzuar Krishtlindjen” besimtarëve të krishterë dhe të gjithë qytetarëve durrsakë! Është kjo Krishtlindje që erdhi në mesin e errësirës për të premtuar dritën dhe shpresën, është kjo Krishtlindje që erdhi në një kohë tërmetesh të dhimbshme dhe shkatërruese, ku Ne lutemi për ata që nuk mundën,  për ata që na mungojnë, lutemi për shpirtrat e tyre, lutemi dhe jemi pranë të gjithë familjarëve dhe të afërmëve që humbën të dashurit, jemi pranë atyre që kanë humbur shtëpitë dhe ndjejnë nga afër pasojat e këtij tërmeti shkatërrimtar, për tu thënë se me Zotin pranë po bëjmë dhe do të bëjmë të pamundurën që mbi trishtimin, dhimbjen e shkatërrimin të kthejmë ngrohtësinë në vatrat e gjithësecilit, duke bërë çdo ditë të gjitha përpjekjet për të rindërtuar shkatërrimin dhe dashtë Zoti, për të lehtësuar çdo pasojë të këtij termeti.

Gëzuar Festat 🙏 Zoti qoftë me Durrësin e durrsakët!  Zoti qoftë me të gjithë shqiptarët!