Stampa

Kryetari i Bashkisë Durrës, Zhuljen Varfaj uron qytetarët durrsakë:

Të dashur qytetarë e qytetare durrsakë!

Uroj nga thellësia e zemrës që 2020-ta të jetë viti i ringritjes, i rindërtimit të së ardhmes, viti i gëzimit dhe i paqes për të gjithë ju.  

Për familjet e të humburve nga tërmeti i 26 nëntorit lutem dhe uroj qetësi shpirtërore!

Do të punojmë pa u ndalur e me përkushtim vetëmohues, që sa më shpejt ta kemi përsëri më të bukur se më parë Durrësin tonë të shtrenjtë e të lashtë, me të cilin krenohemi ne dhe të gjithë shqiptarët! 

Le ta përcjellim nga zemra në zemër, nga vatra në vatër diellin e shpresës për 2020-ën! 

Qoftë i bardhë ky vit për të gjithë ju dhe familjet tuaja! 

Zoti qoftë me ne! 

Përunjësisht i juaji!