Stampa

Erërat e forta që përfshinë vendin tonë ditët e fundit dëmtuan disa palma në qytetin e Durrësit. Bashkia e Durrësit ka marrë masa të menjëhershme për të shmangur pasojat që ka lënë stuhia në Durrës. Ndërmarrja e pastrim gjelbërimit, policia bashkiake dhe ndërmarrje të tjera të bashkisë kanë qenë në terren për të zëvendësuar palmat e dëmtuara të cilat përbëjnë rrezik për jetën e qytetarëve. Shërbimet e Policisë Bashkiake po mbështesin Ndërmarrjen e Pastrim Gjelbërimit gjatë marrjes së masave për eliminimin e rrezikut të shkaktuar si pasojë e erës së fortë. Në një kohë të shkurtër janë eliminuar të gjitha pasojat e stuhisë së fundit ndërkohë që ndërmarrjet e bashkisë së Durrësit janë në gatishmëri në shërbim të qytetarëve.