Stampa

Kryetari i Bashkisë së Durrësit Zhuljen Varfaj ka marrë pjesë në mbledhjen e rradhës së shtabit të emergjencave të Qarkut të Durrësit nën drejtimin e kreut të këtij shtabi zv/ministres së brendshme Rovena Voda, me pjesëmarrjen e prefektit Roland Nasto, përfaqësues të disa ministrive, drejtuesve të drejtorive rajonale etj. Kryebashkiaku Varfaj ka theksuar se angazhimi i Bashkisë së Durrësit në këtë vit të rëndësishëm rindërtimi është maksimal dhe se do të punohet intensivisht për normalizimin e situatës. Fokusi i diskutimeve në këtë mbledhje ishte ecuria e procesit të vlerësimeve të dëmeve nga grupet në terren,  situata e Bonusit të Qirasë, situata e largimit të qytetarëve nga strukturat Hoteljere, ecuria e procesit të dhënjes së Lejeve te Ndërtimit si dhe masat për implementimin e vendimit të Qeverisë datë 06.01.2020.