Bashkia e Durrësit shton numrin e sporteleve për aplikimin online “Shtëpia ime”-platforma online e aplikimit për programet e Rindërtimit, brenda dhe jashtë njësive administrative për ti ardhur në ndihmë qytetarëve që që kanë pësuar dëme në shtëpitë e tyre nga tërmeti i Nëntorit. Janë 56 sportele në njësitë administrative por edhe jashtë tyre ku banorët e Durrësit mund të aplikojnë. Sportelet e shtuara jashtë njësive administrative janë në godinat e ndërmarrjes Komunale Plazh, ish Parku i Autobuzëve, ndërmarrja Rruga Shkozet dhe drejtoria e Policisë Bashkiake. Në shërbim të qytetarëve në të gjitha sportelet janë punonjës të trajnuar posaçërisht për këtë proçes të cilët do të punojnë me orare të zgjatura. Orari i sporteleve për aplikimin online është çdo ditë ora 08.00-18.00. Të gjithë banorët e Durrësit të clëve u janë dëmtuar shtëpitë nga tërmeti duhet të paraqiten në këto sportele me kartën e identitetit dhe një dokument pronësie të shtëpisë. Ky proces i aplikimit online po vijon me intensitet ku deri tani kanë aplikuar rreth 350 qytetarë.