Kryetari në detyrë i Bashkisë Durrës Zhuljen Varfaj nënshkroi Marrëveshjen e Bashkëpunimit me Drejtoren Ekzekutive të Komitetit Shqiptar të Helsinkit Erida Skëndaj. Kjo marrëveshje i hap rrugë nismës së Komitetit Shqiptar të Helsinkit për të rritur ndërgjegjësimin e punonjësve të Bashkisë së Durrësit mbi legjislacionin për sinjalizimin dhe mbrojtjen e sinjalizuesve. Ky bashkëpunim do të ndikojë në rritjen e përgjegjësisë dhe intensifikimin e zbatimit të procedurave të miratuara nga Bashkia Durrës nëpërmjet urdhërave dhe rregulloreve, rritjen e llogaridhënies dhe transparencës për ofrimin e informacionit zyrtar publik, rritjen e ndërgjegjësimit të publikut për sinjalizimin dhe mbrojtjen e sinjalizuesit.