Kreu i Bashkisë së Durrësit Zhuljen Varfaj dhe bashkëshortja e tij Anila Varfaj kanë marrë titullin “Ambasador i Paqes” në Asamblenë e Këshillit të Paqes që u zhvillua në pallatin e kulturës “A.Moisiu”. Në këtë asamble u zhvillua një analizë e punës së deritanishme si dhe ju dha titulli Ambasador për Paqe personaliteteve të nderuara të qytetit të Durrësit. Kjo asamble e cila është dega e Durrësit është pjesë e Federatës së Paqes Universale që ka degët e saj në të gjithë botën dhe ku bëjnë pjesë personalitete të shquar. Federata e Paqes Universale (FPU) është një rrjet global individësh dhe organizatash që i janë përkushtuar ndërtimit të një bote në paqe bazuar në vlera morale dhe shpirtërore universale.

Në fjalëne  tij përshëndetëse kreu i Bashkisë Zhuljen Varfaj deklaroi: “Të gjithë duhet ti falim njëri tjetrit sa më shumë dashuri e mirësi. Marr shkas nga ajo tragjedi e 26 nëntorit, ai tërmet shkatërrues që na çoi në dëshpërim, por vetëm duke ju gjendur pranë njëri tjetrit, duke punuar për njëri tjetrin ja dolëm që të ringrihemi, po ja dalim në rindërtim dhe do ja dalim deri në sistemimin e plotë të qytetit. Dua të citoj një fjalë të shenjtores Nënë Tereza e cila ka thënë: “Jo të gjithë bëjmë gjëra të mëdha por ne të gjithë duhet të bëjmë gjëra të vogla por me dashuri të madhe”.

Titulli Ambasador për Paqe u jepet atyre individëve jeta e te cilëve mishëron parimin e te jetuarit për hir te te tjerëve dhe qe i përkushtohen praktikave qe promovojnë vlera morale universale, familjen e forte e te qëndrueshme, bashkëpunimin ndërfetar dhe ndëretnik, harmoninë ndërkombëtare, rinovimin e Kombeve te Bashkuara, medien te përgjegjshme dhe vendosjen e një kulture te paqes. Duke kapërcyer kufijtë raciale, fetare, kombëtare dhe etnike ambasadoret për paqen kontribuojnë ne përmbushjen e shpresës se te gjitha kohërave – një bote e bashkuar ne paqe ku dimensionet fizike dhe shpirtërore te jetës janë ne harmoni.

Iniciativa e Ambasadorëve të Paqes e ka zanafillën në Janar të vitit 2001 dhe u pasuar nga një sere programesh edukimi dedikuar paqes e pajtimit në të gjithë botën. Deri tani në botë numërohen mbi 100 000 Ambasadorë të Paqes. Ndërsa ne Shqipëri dhe Kosovë janë emëruar rreth 3500 Ambasadorë të Paqes të cilët përfaqësojnë elitën e shoqërisë shqiptare duke përfshirë këtu udhëheqës të sferës politike, akademike, fetare, shoqërisë civile etj.