Në zbatim të urdhrit të qeverisë për mbrojtjen e shëndetit të popullatës nga infeksioni i shkaktuar nga COVID-2019, Bashkia e Durrësit me të gjitha strukturat e veta angazhohen në zbatimin e planit të masave si më poshtë:

  • Institucionet arsimore mbyllen për një periudhë dy javore, duke filluar nga data 09.03.2020.
  • Mbylljen e aktiviteteve publike dhe jopublike të tilla si aktivitete sportive, kulturore dhe konferenca deri në datën 3 prill 2020.
  • Anullimin e grumbullimeve masive në vende të mbyllura apo të hapura të tilla si koncerte, tubime apo dëgjesa publike deri në datën 3 prill 2020.
  • Aplikimin e lëndëve dezinfektuese, me karakter parandalues, në objektet dhe mjetet e transportit publik.
  • Sigurimin e dezinfektimit të përditshëm të mjeteve të transportit që kryejnë transportin në Aeroportin “Nënë Tereza” dhe portet e vendit.
  • Të zbatohen me përpikmëri masat e ndërmarra nga Ministria e Shëndetësisë dhe Mirëqënies Sociale me qëllim mbrojtjen e shëndetit të popullatës.