Në vijim të masave të vecanta për parandaluar përhapjen e COVID-19, bashkia e Durrësit vendosi:

  • Mbylljen e përkohshme të tregjeve industriale të licensuara nga bashkia deri në një afat të pacaktuar
  • Administrata e tregut Agrobujqësor të organizojë funksionimin normal të tregut duke reduktuar orarin e funksionimit të tij nga ora 07.00 deri në 15.00.  Pas kësaj ore të vijohet më pastrimin e mbeturinave dhe dezinfektimin e tij. Të merren masa për respektimin e distancës të tregtarëve, 2 metra nga njëri-tjetri dhe të mos lejohet tregtimi i produkteve ushqimore nga tregtarët pa masa mbrojtëse.

Duke shpresuar në mirëkuptimin e qytetarëve theksojmë se kjo masë merret për të ndaluar virusin dhe për mbrojtjen e shëndetit të qytetarëve.