Në kuadër të masave kundër përhapjes së virusit COVID-19, Ujësjellës Kanalizime Durrës po punon për zhbllokimin e të gjitha pusetave që kanë qenë shqetësim për banorët e qytetit. Duke qenë se në rast reshjesh ato sillinin problem dhe përmbytje të zonave të caktuara, UKD po punon për rikthimin e tyre në normalitet duke eliminuar kështu edhe përhapjen e infeksioneve të mundshme. Pjesa më e madhe e pusetave që po zhbllokohen janë përgjatë rrugës “Aleksandër Goga”, por ka edhe puseta të tjera që gjenden përpara pallateve ose në hapësirat midis tyre. Punonjës të UKD-së dhe sektorit të kanalizimeve, krahas zhbllokimit të tyre nga materialet inerte dhe mbeturinave, po punohet edhe për ndërtimin e mureve të brendshme në mënyrë që ato t’iu rezistojnë peshës së automjeteve. Në këtë aks rrugor do të zhbllokohen të gjitha pusetat që kanë problem, ndërkohë që krahas tyre, UKD ka zhbllokuar edhe disa puseta që ndodhen në lagjen 14 në Shkozet dhe në lagjen nr 6.