Në zbatim të Urdhërit nr. 156, datë 10.03.2020 “Për marrjen e masave të veçanta në parandalimin e përhapjes së infeksionit të shkaktuar nga Covid-19”, si dhe udhëzimit të Institutit të Shëndetit Publik me qëllim parandalimin e përhapjes së infeksionit të shkaktuar nga COVID-19 në Republikën e Shqipërisë dhe mbrojtjen e shëndetit të popullatës kryetari i Bashkisë së Durrësit Zhuljen Varfaj urdhëroi ndryshimin e pikës 3 të Urdhërit nr. 109, datë 12.03.2020 Për marrjen e masave të veçanta në parandalimin e përhapjes së infeksionit të shkaktuar nga COVID-19 në Bashkinë Durrës si më poshtë vijon: Administrata e Tregut Agrobujqësor të organizojë funksionimin normal të tregut duke reduktuar orarin e aktivitetit të tij nga ora 06.00-10.00 dhe nga ora 16.00-18.00. Pas orës 18 të vijohet me pastrimin e mbeturinave dhe  dezinfektimin e tij nga Ndërmarrja e Sherbimit Komunal Durrës. Të ndiqen politika për reduktimin e tregtarëve sipas posteve (numër tek dhe çift në ditë të ndryshme), duke respektuar distancën 2m nga njëri – tjetri. Të mos lejohet tregtimi i produkteve ushqimore nga tregtarët pa masa mbrojtëse (maska dhe doreza).