Projekti Zviceran Bashki të Forta, nëpërmjet raportit të përsëritur javor, ka identifikuar disa aksione që institucionet vendore dhe ato rajonale kanë ndërmarrë për t’i ardhur në ndihmë komunitetit në përgjigje të situatës së krijuar nga virusi Covid 19 në vend. Bashkia Durrës është identifikuar e suksesshme në këtë raport me praktikat e saj efikase ndërmarrë jo vetem në lidhje me ofrimin e ndihmës për shpërndarjen e bazës ushqimore për shtresat në nevojë apo moshat e treta por edhe duke akorduar një fond për blerjen e këtyre të fundit për familjet në nevojë. 

Në raport theksohet se Bashkia e Durrësit ka një bashkëpunim të vazhdueshëm me Këshillin Bashkiak si dhe angazhimin e këshilltarëve në rolin e vullnetarit dhe atashimi i tyre në grupet e patronazhimit. Efikas dhe risi ka qenë publikimi on line i portalit për familjet e prekura nga tërmeti dhe marrja e bonusit të qerasë. Për të evituar rradhët e gjata në institucione apo edhe në bankat e nivelit të dytë, bashkia ka vendosur në dispozicion portalin ku lehtësisht gjurmohet statusi i familjeve në nevojë për këtë cështje. Po kështu Bashkia e Durrësit ka vepruar në funksion të lehtësimit të barrës fiskale për bizneset vendore duke shtyrë afatet e pagesave. Vazhdon të bëhet transparente në këshill dhe në publik shpërndarja e ndihmave. Bashkia e Durrësit cilësohet se ka bërë një punë të mirë në mbështetje të familjeve në nevojë, rome/egjiptiane apo ato të goditura nga tërmeti, me ushqime dhe materiale të nevojshme të ofruara nga fondet e bashkive, donacioneve private. Angazhimi i të gjithë trupës së edukatorëve në kopshtet e Bashkisë Durrës dhe Njësitë Administrative për informim të prindërve mbi ofrimin e nismës psiko – sociale për fëmijët e parashkollorit për moshat 3-6 vjeç. Bashkia Durrës ka bërë të mundur organizimin e koncerteve më këngë e humor në bashkëpunim me artistë për tu ardhur sadopak në ndihmë qytetarëve të izoluar në kohe Covid 19 të kalojnë disa momente qetësie dhe relaksi.