Është zhvilluar me mjete të komunikimit elektronik mbledhja e këshillit bashkiak të Durrësit ku u miratuan disa vendime të rëndësishme siç ishin edhe vijimi i procedurës së miratimit të planit të detyruar vendor të zonës 3 dhe zonës 4. Ja vendimet që u miratuan:

1. Miratimi i listës emërore të familjeve, që do të trajtohen nga fondi i akorduar nga organizata Unicef, si ndihmë financiare për shkak të gjendjes së fatkeqësisë natyrore të shkaktuar nga Covid -19

2. Vijimi i proҫedurës së miratimit të planit të detyruar vendor të zonës 3, njësia administrative nr.5, Shkozet, Durrës

3. Vijimi i proҫedurës së miratimit të planit të detyruar vendor të zonës 4, njësia administrative nr.6, Durrës