Kryetarja e Bashkisë së Durrësit Emiriana Sako ka uruar besimtarët myslimanë, qytetarët e Durrësit dhe të gjithë shqiptarët me rastin e festës së Fiter Bajramit: “Uroj besimtarët myslimanë, qytetarët e Durrësit dhe te gjithe shqiptaret për festën e Fiter Bajramit. Sa më shumë paqe, harmoni, lumturi e dashuri sjellte kjo feste ne familjet tuaja.  Kete vit muaji i shenjte i ramazanit na gjeti ndryshe, mes veshtiresish qe krijoi kjo kohe pandemie, por qe na beri me solidare ndaj njeri tjetrit. Fiter Bajrami është festa e sakrificës, humanizmit si dhe harmonisë, ndaj qofte kjo nje dite shprese, gezimi dhe solidariteti me njerezit me ne nevoje, por edhe nje dite e shpalosjes se vlerave me te larta njerezore."