Këshilli Bashkiak i Durrësit ka zhvilluar mbledhjen e rradhës në sallën e qendrës kulturore “Aleksandër Moisiu” duke zbatuar protokollin e sigurisë së institucionit, për masat e marra kundër Covid – 19, sipas udhëzimeve të Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale. Në këtë mbledhje ka marrë pjesë kryetarja e Bashkisë së Durrësit Emiriana Sako e cila ka sqaruar anëtarët e këshillit bashkiak lidhur me një sërë çështjesh që kanë të bëjnë me procesin e rindërtimit në Bashkinë e Durrësit. Në këtë mbledhje u miratuan këto vendime të rëndësishme:

1-Miratimi i familjeve përfituese te ndihmës ekonomike nga fondi i kushtëzuar për bllok ndihmën ekonomike deri 6 % dhe fondi nga të ardhurat e bashkisë, për muajin qershor 2020

2-Miratimi i buxhetit shtesë të bashkisë Durrës për vitin 2020

3-Miratim rezolute “mbi marrjen e masave të veçanta për shkak të situatës së krijuar si rezultat i pandemisë të shkaktuar nga covid-19, pёr parandalimin e dhunёs me bazё gjinore”

4-Miratimi i programit të punës së këshillit të bashkisë Durrës për periudhën korrik 2020 – dhjetor 2020

5-Miratimi i pakësimit të të ardhurave të vitit 2020 të bashkisë Durrës në shumën 750,000 lekë dhe kthimi i kësaj shume organizatës jofitimprurëse “World Vision Albania”

6-Miratimi i përdorimit të fondit prej 1’050’000 lekë pa tvsh, për blerjen e dy tuneleve dezinfektues, të cilët do të vendosen në hyrjen kryesore te bashkisë Durrës dhe qendrës kulturore “Aleksandër Moisiu”

7-Informim i këshillit bashkiak mbi "raportin e monitorimit të zbatimit të buxhetit të bashkisë Durrës të vitit 2019"

8-Miratimi i kryerjes së shërbimit të pastrimit të njësisë administrative Sukth nga operatorët ekonomikë

9-Miratimi i listës së familjeve përfituese të subvencionimit të qirasë të mbetura të pastreha si pasojë e shëmbjes së banesave të tyre në zbatim të vkb-së nr. 18 datë 23.04.2020, vkb-së nr.37 datë 14.05.2020, vkb-së nr.52 datë 25.06.2020 dhe vkb-së nr.54 datë 25.06.2020