Këshilli Bashkiak i Durrësit ka zhvilluar një mbledhje të jashtëzakonshme me mjete të komunikimit elektronik ku janë miratuar dy vendime të rëndësishme, njëri prej të cilëve ishte miratimi i listës së personave që pas shqyrtimit të ankimimeve janë kualifikuar për të përfituar grantin për rikonstruksion. Ja vendimet e miratuara:

1. Miratimi i dhënies së ndihmës financiare, sipas listës së dytë të subjekteve përfitues të programit të grantit për rikonstruksionin ose riparimin e shtëpive individuale ose të banesave në ndërtesa (pallate), të cilat janë klasifikuar si objekte të pabanueshme ose të dëmtuara rëndë apo të dëmtuara lehtë dhe që nuk duhen rindërtuar nga e para, por kanë nevojë për punim rikonstruksioni ose riparime, si pasojë e dëmtimeve nga fatkeqësia natyrore e tërmetit të datës 26 nëntor 2019

2. Vijimi i proçedurave të prishjes së detyruar të 7 pallateve të ndodhura në njësitë administrative nr.4 dhe nr.5, Durrës, të gjitha pronë private, në zbatim të ekspertizave të thelluara të hartuara nga Instituti i Ndërtimit, Tiranë.