Këshilli bashkiak i Durrësit ka zhvilluar një mbledhje të jashtëzakonshme me mjete të komunikimit elektronik ku ka miratuar këto dy vendime të rëndësishme:

1-Vijimi i proçedurave të prishjes së detyruar të 11 pallateve dhe 1 shtese anësore në qytetin e Durrësit, në zbatim të ekspertizave të thelluara të hartuara nga Instituti i Ndërtimit Tiranë, si dhe rindërtimin e objekteve të miratuar për prishje në të njëjtin truall.

- Lista e objekteve për rindërtim në të njëjtin truall

2-Miratimi i prishjes së detyruar të ndërtesës së administratës të njësisë administrative Manëz, bashkia Durrës, për shkak se është dëmtuar nga fatkeqësia natyrore e datës 26 nëntor 2019 dhe përbën rrezik shumë të lartë për jetën dhe shëndetin, dhe është rekomanduar të prishet, kjo sipas aktekspertizës së thelluar e kryer nga Instituti i Ndërtimit Tiranë, si dhe miratimin për heqjen nga lista e veçantë e pronave të paluajtshme publike dhe kontabiliteti, të ndërtesës së njësisë administrative Manëz.