Këshilli bashkiak i Durrësit ka zhvilluar një mbledhje të jashtëzakonshme me mjete të komunikimit elektronik dhe ka miratuar këto vendime të rëndësishme:
1-Miratimi i dhënies së ndihmës financiare, sipas listës së tretë me subjekte përfitues të programit të grantit për rikonstruksionin ose riparimin e shtëpive individuale ose të banesave në ndërtesa (pallate), të cilat janë klasifikuar si objekte të pabanueshme ose të dëmtuara rëndë apo të dëmtuara lehtë dhe që nuk duhen rindërtuar nga e para, por kanë nevojë për punim rikonstruksioni ose riparime, si pasojë e dëmtimeve nga fatkeqësia natyrore e tërmetit të datës 26 nëntor 2019
2-Miratimi i listës së përfituesve nga programi i rindërtimit në njësinë administrative nr.2, bashkia Durrës, që do të përfitojnë nga programi i proçesit të rindërtimit për banesat individuale të dëmtuara nga fatkeqësia
- Subjektet perfitues te grantit per rindertim njesia nr. 2
3-Miratimi i listës së përfituesve nga programi i rindërtimit në njësinë administrative Ishëm, bashkia Durrës, që do të përfitojnë nga programi i proçesit të rindërtimit për banesat individuale të dëmtuara nga fatkeqësia natyrore e tërmetit të datës 26 nëntor 2019.
- Subjektet perfitues te grantit per rindertim njesia Ishem
4-Miratimi i listës së përfituesve nga programi i rindërtimit në njësinë administrative Rrashbull, bashkia Durrës, që do të përfitojnë nga programi i proçesit të rindërtimit për banesat individuale të dëmtuara nga fatkeqësia natyrore e tërmetit të datës 26 nëntor 2019.
- Subjektet perfitues te grantit per rindertim njesia Rrashbull