Këshilli bashkiak i Durrësit ka zhvilluar një mbledhje të jashtëzakonshme me mjete të komunikimit elektronik ku ka miratuar një vendim të rëndësishëm:

-Miratimi i listës së përfituesve nga programi i rindërtimit në njësitë administrative nr. 1, 3, 4, 6, Sukth dhe Ishëm, Bashkia Durrës.

Përfituesit në këto lista janë ato familje banesat individuale të të cilave kanë një shkallë dëmi të nivelit DS4 dhe DS5. Në total për Njësinë Administrative Nr.4 janë 11 subjekte përfituese për grantin e rindërtimit dhe 5 subjekte përfituese për grantin e rikonstruksionit, për Njësinë Administrative Nr.3 është 1 subjekt përfitues për grantin e rindërtimit dhe 1 subjekt perfituese për grantin e rikonstruksionit, për Njësinë Administrative Ishëm janë 5 subjekte përfituese për grantin e rindërtimit, për Njësinë Administrative Nr.1 janë 9 subjekte  përfituese për grantin e rindërtimit dhe 14 subjekte përfituese për grantin e rikonstruksionit, për Njësinë Administrative Sukth janë 52 subjekte  përfituese për grantin e rindërtimit dhe 7 subjekte përfituese për grantin e rikonstruksionit dhe për Njësinë Administrative Nr.6 janë 38 subjekte  përfituese për grantin e rindërtimit dhe 18 subjekte përfituese për grantin e rikonstruksionit.