Kryetarja e Bashkisë së Durrësit Emiriana Sako ka uruar qytetarët durrsakë dhe të gjithë shqiptarët me rastin e festës së Kurban Bajramit: “Uroj besimtarët myslimanë, qytetarët e Durrësit dhe të gjithë shqiptarët për festën e Kurban Bajramit. I uroj të gjithë qytetarëve sa më shumë paqe, harmoni e dashuri mes tyre që janë pikërisht mesazhet që përcjell kjo ditë e shënuar. Kurban Bajrami është festa e sakrificës, solidaritetit, humanizmit si dhe harmonisë që na kujton vlerat më të mira që karakterizojnë njerëzimin por edhe traditën e shkëlqyer të harmonisë fetare dhe njerëzore në qytetin tonë e në të gjithë vendin. Këto kohë të vështira pandemie dhe të distancimit social, qofshim më pranë njëri tjetrit me solidaritetin njerëzor dhe besimin në zemër.”