Bashkia e Durrësit vijon me intensitet punën për mirëmbajtjen e infrastrukturës në të gjitha njësitë administrative. Ndërmarrja Rruga po punon për mirëmbajtjen e segmenteve rrugore, trotuareve dhe ndriçimit. Është rikonstruktuar i gjithë trotuari prej 300 m2 në rrugën “Fetah Bllaca “ , janë kryer riparime të shumta në rrugët: Jahja Ballhysa, Neki Libohova, Abaz Çelkupa, Stefan Kaçulini, Mikëpritja Durrsake, Lazer Murati, Asti Gogoli, Bajram Tusha, Bulevardi Epidamn,etj. Njëkohësisht me qytetin vijon puna edhe në njësitë e tjera administrative. Ka përfunduar rehabilitimi Urës së Bojës në Njësinë Administrative Sukth dhe vijon puna në segmentin Kthesa e Ariut-Kryqezimi Perlat – Rrushkull me gjatësi 3 kilimetra. Paralelisht po punohet edhe në rrugen kryesore të Sukthit me riveshje të disa segmenteve dhe mbushjen e gropave në 9 km gjatesi. Kjo është një pjesë e punës së përditshme të Bashkisë së Durrësit në shërbim të qytetarëve.