Bashkia e Durrësit vijon punën e përditshme për përmirësimin e infrastrukturës në shërbim të qytetarëve të Durrësit. Kryebashkiakja Sako duke ndjekur punimet për rikonstruksionin e rrugës “Gjon Buzuku” e cila është një rrugë dytësore që lidh plazhin me zonën e Shkozetit. Ndërmarrja Rruga ka kryer sistemimin e ujërave të shiut, shtrimin në të gjithë gjatësinë me stabilizant si dhe asfaltimin e këtij segmenti që lehtëson ndjeshëm lëvizjen e mjeteve dhe banorëve. Gjatë inspektimit të punimeve kryebashkiakja Sako ka takuar edhe banorët e zonës të cilëve do tu lehtësohet qarkullimi në këtë rrugë të re.