Stampa

Fëmijët e zonës së Spitallës në Durrës kanë tashmë një kopësht me ambiente tërësisht të reja që sapo ka përfunduar. Ky është kopshti Neim Babameto të i është kryer një rikonstruksion total krejtësisht me fondet e Bashkisë së Durrësit. Ky kopësht ndodhet fare pranë shkollës me të njëjtin emër që po rindërtohet. Kryebashkiakja Sako ka përuruar këtë kopësht që ka tashmë standarte të larta sigurie dhe i shërben fëmijëve të komunitetit. Kryebashkiakja Sako vizitoi ambientet e reja të këtij kopshti i cili i ka të gjitha kushtet bashkëkohore për 145 fëmijë që janë në këtë kopësht.