Kryetarja e Bashkisë së Durrësit Emiriana Sako ka zhvilluar në Qendrën Multifunksionale të Nishtullës një takim me me një grup grash të komunitetit rom të kësaj zone. Sako shpjegoi rëndësinë e madhe që ajo i jep cdo takimi me qytetarët e sidomos me banorët në zonat periferike duke i dëgjuar ata në mënyrë të drejtëpërdrejtë për cdo shqetësim dhe problematika të tyre si dhe të zonës.
Në takim ndër të tjera u diskutua për atë cfarë ka bërë e po bën Bashkia Durrës gjatë gjithë periudhave të emergjencave e në vazhdim, ku nga kjo bashki janë marrë masat për t’u ardhur në ndihmë familjeve në nevojë e atyre të dëmtuara nga tërmeti duke i mbështetur ato me bonusin e qerasë, pako ushqimore, asistencë në familje, mbështetje financiare, paketa higjenike etj. Ndaj individëve dhe grupeve në nevojë gjatë kësaj periudhe ka pasur një anagazhim dhe vëmendje të shtuar, në mënyrë që qytetarëve t’ju përgjigjemi për nevojat bazike të jetesës së tyre e sidomos të komuniteteve rome dhe egjyptiane.
Në zonën e Nish Tullës dhe Kullës janë shpërndarë paketa ushqimore dhe higjenike për komunitetin duke përfituar çdo familje, pa përjashtuar asnjë. Sigurimi i paketave ushqimore dhe higjenike është bërë i mundur nga bashkëpunimi i Bashkisë Durrës me donatorët e ndryshëm si PNUD, Fondacioni World Vision, Fondacioni Terre des hommes si dhe Fondacioni Nehemia. Paketat e ndihmave janë shpërndarë që nga fillimi i pandemisë e në vijim. Dezinfektimi i zonave ku banojnë këto komunitete është kryer në mënyrë të vazhdueshme.
Në vijim te masave të marra nga Bashkia Durrës, në mbledhjen e Këshillit Bashkiak Durrës të muajit Prill është miratuar një fond i akorduar nga UNICEF për mbështetjen e 610 familjeve në nevojë, ku përfitues të këtij fondi kanë qënë kryesisht familjet nga komunitetet rome dhe egjyptiane, familje që kanë fëmijë me aftësi të kufizuara, persona të moshës së tretë që kanë probleme të rënda shëndetësore etj.
Përfitimi i shumës nga cdo familje ka qënë në vlerën 4000-4800 lekë bazuar në strukturën e përbërjes familjare, për të mundësuar blerjen e një pakete ushqimore, sipas nevojave që e vlerësojnë vetë familjet. Nga komuniteti rom i zonës së Nish Tullës kanë përfituar 156 familje. Gjatë muajit Tetor kanë përfituar një çek në vlerën 10.000 lekë të rinj 94 familje të komuniteteve rome dhe egjyptiane nga zona e Nish Tullës dhe 96 në zonën e Kullës nëpërmjet bashkëpunimit me Oragnizatën Save the Children.
Kryebashkiakja Sako theksoi se bashkëpunimi me shoqatat dhe përfaqësuesit e komuniteteve rome dhe egjyptiane për evidentimin e cdo individi dhe familje në nevojë si dhe mbështetjen e tyre për të siguruar nevojat bazë jetike do të vijojë në mënyrë të vazhdueshme. Gjithashtu u vu theksi tek vazhdimi i investimeve për të eliminuar dëmet e tërmetit në sajë të procesit të rindërtimit dhe mundësinë e investimeve të tjera infrastrukturore ne zonë.