Kryetarja e Bashkisë së Durrësit Emiriana Sako ka marrë pjesë në seancën dëgjimore online në komisionin parlamentar për ekonominë dhe financat ku është diskutuar lidhur me projektbuxhetin për vitin 2021. Kryebashkiakja Sako ka folur rreth punës së kryer këtë vit ku Bashkia e Durrësit ka qenë e fokusuar plotësisht  tek procesi i rindërtimit ndërkohë që edhe vitin e ardhshëm rindërtimi do të jetë prioriteti kryesor por do të ketë edhe investime të rëndësishme në dobi të qytetarëve. Qeveria shqiptare do të vijojë të mbështesë Durrësin ku procesi i rindërtimit do të vazhdojë vrullshëm edhe në 2021, vit në të cilin buxheti për Bashkinë e Durrësit do të jetë edhe më i madh se ai i këtij viti.

Në buxhetin e vitit 2021 transfetat  për buxhetin e njësive të qeverisjes vendore jane dy : Transferta e pakushtëzuar dhe transferta specifike për mbrojtjen civile. Ështe viti i parë  që i alokohet Bashkive transfertë specifike për mbrojtjen civile.

Për vitin 2021  Bashkia Durrës nga transferta e pakushtëzuar e përgjithshme që në total për 61 Bashkite kap vlerën 16,1 miliard leke do të përditojë  5,3% të saj dhe do të jetë në  vlerën 848,2 milion lekë ose 5,6 milion më shumë se viti 2020. 

Për vitin 2021 madhësia e transferteës specifike për Bashkine Durrës do të jetë në vlerën  385,2 milion lekë ose 6,7 milion lekë më shumë se viti 2020. 

për vitin 2021 Bashkia Durrës perfiton nga transfertat që buxheti qendror i jep njësive të vetëqeverisjes vendore me qëllim që t’u sigurojë atyre  diferencën mes kostos së ushtrimit të funksioneve dhe të ardhurave që ato krijojnë në mënyrë të pavarur ,  fondin prej 1,26 miliard lekë ose 38 milion më shumë se viti 2020. Me këto transferta Bashkia Durrës për vitin 2021do të financojë  rreth 41% të  nevojave të saj për shpenzime  .

Për vitin 2021 Bashkia Durrës me fondet e alokuara ne formën e transfertës specifike për arsimin parashkollor  e con madhësinë e grupeve  në kopshte 18 femijë për edukatorë .

Shohim që për vitin 2021  investimet me financim të brendshëm nga buxheti i shtetit (pa përfshirë fondet e rindërtimit)  në territorin e Bashkisë Durrës kapin vlerën 1,29 miliard lekë. Nga këto fonde 335 milion lekë shkojnë  për Ndërmarrjen ujesjelles kanalizime për sistemin e furnizimit me ujë dhe kanalizimeve  për financim të projekteve në vazhdim, 774 milion për mbylljen e venddepozitimit të mbetjeve në Portoromano  dhe ndërtimin e Ekoparkut në atë zonë . Në vitin 2021 fillon ndërtimi  i godines së re per akomodimin e qsh1, njvksh dhe kl.stomatologjike Durres, e cila u shemb për shkak te dëmeve strukturore të shkaktuara si pasojë e tërmetit  të 26 Nëntorit, me nje vlerë totale prej 61,1 milion lekë.

Një ndër  projektet me financim të huaj  që fillon në vitin 2021 është projekti për rehabilitimin e linjes hekurudhore Durrës - Terminali i pasagjereve Tirane dhe ndertimi i linje hekurudhore Tiranes – Rinas dhe mbaron ne 2023.

Përsa i përket procesit të rindërtimit gjatë vitit 2020 Bashkia Durrës ka përfituar nga Fondi i Rindërtimit i 4,86 miliard lekë dhe  konkretisht:   

-1,08 miliard lekë për rikonstruksion të ambjenteve të përbashkëta në 647 pallate me dëme të lehta dhe mesatre (DS1, DS2, DS3) . Jane lidhur kontratat e realizimit të punimeve për 7 lote që përfshijne 458 pallate. Janë në proces 2 lote që përfshijnë 189 pallate. I gjithe procesi i realizimit të punimeve në 647 pallatet përfundon brenda muajit shkurt të vitit 2021.

- 281 milion për hartimin e projekteve të ndërhyrjeve rehabilituese të nevojshme në 123 pallate të klasifikuara DS4 

- 3,43 miliard lekë grant ne formën e pagesave cash për rikonstruksionin ose riparimin  e banesave individuale për 10.797 familje. Janë likujduar deri tani rreth 9200 familje.

- 28,6 milion lekë për blerje 4 apartamente që iu dhuruan familjareve të viktimave që humbën jetën nga tërmeti i 26 nëntorit 

- 76,4 milion lekë për financimin e shpenzimeve të transportit të materialeve nga shembja e objekteve të dëmtuara . Deri më tani janë shembur 37 pallate, 4 janë në proces dhe 106 janë për ekspertizë të thelluar.

- 51,5 milion lekë për hartimin e projektpreventivit dhe riforcimin e hidrovorit të Durrësit të dëmtuar nga tërmeti. 

- Nga subvencionimi i qerase për familjet me banesa të dëmtuara për shkak të tërmetit përfitojnë 4834 veta me nje fond total rreth 1 miliard lekë. 

Nga fondet e rindërtimit nëpërmjet Fondit Shqiptar të Zhvillimit dhe donatorëve Bashkia e Durrësit do të përfitojë  :

- 1024 godina individuale të rindërtuara ku në 537 prej tyre ka filluar puna.

- 31 institucione të arsimit parauniversitar ku 24 do të jenë të rindërtuara dhe 7 të rikonstruktuara. Aktualisht kemi nje shkollë të rindertuar  te përfunduar . Ka filluar dhe vazhdon  puna për rindërtimin dhe rikonstruksionin e 14  objekteve arsimore parauniversitare, 12 nga të cilat po rindërtohen, kurse dy (1 kopësht dhe një shkollë) po rikonstruktohen.