Bashkia e Durrësit ka fituar çmimin e publikut për praktikat e mira në administrimin e arsimit parashkollor në konkursin kombëtar të praktikave të mira 2020. Ky konkurs u organizua nga Ministria e Brendshme (MB) dhe Agjencia për Mbështetjen e Vetëqeverisjen Vendore (AMVV) me mbështetjen e Bashki të Forta, një projekt i Agjencisë Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim (SDC). Ky konkurs u organizua gjatë periudhës Korrik-Nëntor 2020. Synim i këtij edicioni ishte evidentimi i bashkive inovatore dhe të forta, nga 64 aplikime në katër kategori të ndryshme, ku për herë të parë në fokus ishin përveç shërbimeve, demokracia vendore dhe mbrojtja civile. Fokus I veçantë ju kushtua votimit online të publikut. 

Për arsye dhe në respektim të masave anti-Covid 19, aktiviteti i ndarjes së çmimeve u zhvillua vetëm me përfaqësuesit e lartë të MB, Ambasadës Zvicerane, Shoqatës së Qarqeve, Shoqatave të Vetëqeverisjes Vendore, KESH dhe UNICEF, dhe u transmetua LIVE në median sociale (Facebook) të Agjencisë për Mbështetjen e Vetëqeverisjes Vendore, Projektit Bashki të Forta. 

Konkursi i Praktika të Mira (KPM) është një instrument që mundëson shkëmbimin e informacionit nga bashkitë mbi praktikat dhe iniciativat e tyre në fusha të ndryshme të administrimit dhe menaxhimit të funksioneve të vetëqeverisjes lokale në kuadrin e zbatimit të Strategjisë Kombëtare për Zhvillim dhe Integrim, Strategjinë Kombëtare Ndërsektoriale për Decentralizimi dhe Qeverisja Lokale dhe politikat sektoriale. KPM 2020 është ngjarja e dytë që drejtohet nga Ministria e Brendshme dhe Agjencia për Mbështetjen e Vetëqeverisjes Lokale (ASLG). Edicioni KMP 2020 ishte plot risi jo vetëm në nivel të praktikave, por edhe në mënyrën e zhvillimin e konkursit tërësisht online. Bashkitë, konkuruan duke dorëzuar aplikimet online dhe publiku i votoi ato pasi u njoh në hapsirën kibernitike të dedikuar (http://praktikatemira.bashkiteforta.al/).

Pjesëmarrëse në këtë edicion ishin 38 bashki, të cilat aplikuan në kategoritë e Edukimit, Mjedisit, Mbrojtjes Civile si dhe Demokracisë Vendore. Për herë të parë në historikun e këtij konkursi, publiku i gjërë pati mundësi të përzgjidhte fitueset e katër çmimeve për praktikën më të mirë, duke votuar online për secilën kategori. Çmimeve të publikut ju shtuan edhe 8 çmime për bashkitë fituese të cilat u përzgjodhën  nga juritë e përbëra nga akademikë, përfaqësues të shoqërisë civile, ekspertë të fushave të mjedisit, arsimit, mbrojtjes civile dhe medias. Gjithashtu, dy çmime speciale u akorduan nga Korporata Energjitike Shqiptare për bashkitë rreth kaskadës së lumit Drin dhe një çmim nga UNICEF për standartet në shërbimin parashkollor.