Këshilli bashkiak i Durrësit ka zhvilluar mbledhjen e rradhës me mjete të komunikimit elektronik dhe ka miratuar disa vendime të rëndësishme ndër të cilët ishte edhe miratimi i buxhetit të bashkisë së Durrësit për vitin 2021. Ja të gjitha vendimet që u miratuan në këtë mbledhje:

1. Për miratimin e familjeve përfituese të ndihmës ekonomike nga fondi i kushtëzuar për bllok ndihmën ekonomike deri 6% dhe fondi nga të ardhurat e bashkisë, për muajin dhjetor 2020.

2. Për miratimin për një shtesë në kontratën e qirasë me tarifën 1 euro/kontrata, që mban nr. 12644 prot., datë 30.07.2019, e lidhur ndërmjet bashkisë Durrës, si qiradhënës, dhe shoqërisë “Unieuro” sh.p.k., si qiramarrës, për pasurinë një pjesë e katit të parë të ish repartit të Urt-së, me sipërfaqe të përgjithshme 930 m2 (nga kjo sip. ndërtimi 900 m2 dhe sip. funksionale 30 m2 ), dhe miratimin për fillimin e proçedurave nëpërmjet Ministrisë së Financave dhe Ekonomisë për dhënien e miratimit nga Këshilli i Ministrave për një shtesë në kontratën e qirasë me tarifën 1 euro/kontrata, me sipërfaqe të përgjithshme 152 m2 (nga kjo sip. ndertimi 130 m2 dhe sip. funksionale 22 m2 ), miratuar me Vendim të Këshillit të Ministrave nr. 507, datë 17.7.2019.

3. Për miratimin e dhënies me qira të ambjentit me vendodhje në katin zero të ndërtesën me nr. pasurie 5/109, zk 8516, me sipërfaqe të përgjithshme 585.2 m2 (nga kjo sip. ndërtimi 555 m2 dhe sip. funksionale 30.2 m2 ), në inventar të ndërmarrjes tregtisë me shumicë (bgt), pronë e bashkisë Durrës, për një afat 3 (tre) vjet, nëpërmjet proçedurës së konkurrimit.

4. Për miratimin e programit të punës së këshillit të bashkisë Durrës për periudhën janar 2021 – dhjetor 2021.

5. Për vijimin e proçedurave të prishjes së detyruar të 1 (një) objekti banimi, pronë private (pallat), ndodhur në njësinë administrative nr.4, Durrës, në zbatim të ekspertizës të thelluar, hartuar nga Instituti i Ndërtimit, Tiranë.

6. Për miratimin e listës së familjeve përfituese të subvencionimit të qirasë, të mbetura të pastreha, si pasojë e shëmbjes së banesave të tyre, shkaktuar nga prishja e detyruar e pallateve, sipas ekspertizave të thelluara hartuar nga Instituti i Ndërtimit Tiranë.

7. Për miratimin e buxhetit të bashkisë Durrës për vitin 2021, si dhe projektbuxhetin afatmesëm të bashkisë Durrës për vitet 2021-2023.

8. Mbi miratimin e kalendarit të përgatitjes së programit buxhetor afatmesëm (pba) për vitet 2022-2024 dhe buxhetit vjetor.

9. Për miratimin e ngritjes së këshillit artistiko-kulturor dhe shpërblimin e anëtarëve të tij.

10. Për miratimin e listave emërore të nxënësve të arsimit parauniversitar dhe konvikteve të shkollave të mesme profesionale, që plotësojnë kriteret ligjore për përfitimin e bursave dhe pagesave për vitin shkollor 2020-2021.

11. Për sistemin e taksave dhe tarifave vendore në qytetin e durrësit për vitin 2021.

12. Mbi miratimin për prishjen e detyruar të ndërtesës me emërtimin “ambulancë - Kullë - Sukth i ri”, njësia administrative Sukth, që mban nr. 141 të listës paraprake, miratuar me vkm nr. 297, datë 28.4.2010, për shkak se është dëmtuar nga fatkeqësia natyrore e datës 26 nëntor 2019 dhe se është rekomanduar të demolohet, sipas aktekspertizës, realizuar nga Instituti i Ndërtimit tiranë dhe miratimin për heqjen nga kontabiliteti dhe lista paraprake, të pronës me nr.141, me vendodhje në fshatin Kullë, njësia administrative Sukth, me emërtimin “ambulancë - Kullë - Sukth i ri”.

13. Për miratimin e dhënies së ndihmës financiare, sipas listës së tetë me subjektet përfitues të programit të grantit për rikonstruksionin ose riparimin e banesave të dëmtuara si pasojë e dëmeve të shk aktuara nga fatkeqësia natyrore e tërmetit të datës 26 nëntor 2019.

14. Për miratimin e “planit të përmirësimit të shërbimit në arsimin parashkollor në bashkinë Durrës”.

15. Për miratimin e ndryshimit të kategorisë së dëmit në listat emërore të familjeve përfituese të grantit për rikonstruksionin ose riparimin e banesave të dëmtuara si pasojë e dëmeve të shkaktuara nga fatkeqësia natyrore e tërmetit të datës 26 nëntor 2019 të miratuara me vendimet e këshillit bashkiak nr.55, datë 26.06.2020, nr. 64, datë 07.07.2020, nr.70 datë 20.07.2020, nr. 81, datë 10.08.2020, nr. 88, datë 31.08.2020, nr.100, datë 30.09.2020 dhe nr. 115, datë 30.10.2020.

16. Për miratimin e listës së përfituesve nga programi i rindërtimit si dhe grantit të rikonstruksionit për banesat individuale të dëmtuara nga fatkeqësia natyrore e tërmetit të datës 26 nëntor, në njësitë administrative nr. 3, 5,6, Rrashbull, dhe Sukth, bashkia Durrës.

17. Për miratimin e ndryshimit të aneksit 10 të vkb nr.74, datë 24.07.2020 dhe aneksit 4 të vkb nr. 77, datë 10.08.2020.