Është zhvilluar si çdo ditë mbledhja e shtabit të emergjencave në Bashkinë e Durrësit si dhe në prefekturë ku është diskutuar rreth situatës së krijuar nga reshjet e shiut në Bashkinë e Durrësit si dhe rreth planit të masave për përballimin e kësaj situate. Qyteti i Durrësit ka një situatë normale ndërkohë që problematikat e krijuara nga reshjet paraqiten në njësitë administrative të Sukthit, Katundit të Ri, Ishmit dhe Rrashbullit.

Prurjet e lumit Erzen e kanë rritur në kuotat maksimale nivelin e ujit, ndërsa prurjet e lumit Ishëm mbeten në kuota të pa ndryshuara. Në Bashkinë Durrës evidentohen 380 ha sipërfaqe e përmbytur nga e cila 40 ha në Rrashbull, 20 ha në Katundi të Ri, 220  ha në Sukth dhe 100 ha në Ishëm. Hidrovori në Porto Romano, punon me kapacitet të plotë. Sipas informacioneve nga terreni, pritet shtim i prurjeve  kryesisht në Lumin Erzen.

Bashkia e Durrësit dhe grupi i menaxhimit të situatës së emergjencava ka marrë masat e nevojshme për të shpëtuar jetët e njerëzve, gjënë e gjallë dhe pasurinë e banorëve të zonave të përmbytura  dhe atyre në rrezik përmbytje, në rast të zgjerimit të sipërfaqes të përmbytur.  Gjithashtu janë marrë masa për evakuimin  dhe sistemimin e përkohëshëm të banorëve, banesat e të cilëve janë përmbytur. Nisur nga përvoja në menaxhimin e situatave të ngjashme, dhe parashikimet e përkeqësimit të motit, pritet zgjerim i zonës të prekur, dhe evakuim i rreth 250 familjeve nga të cilat rreth 150 në Katundi të Ri dhe rreth 100 familje në Sukth. Prurjet e lumit Ishëm mbeten të pa ndryshuara.

Në njësinë administrative të Sukthit janë të rrezikuara nga përmbytjet pallatet dhe shtëpitë e ulëta në qendër të njësisë si pasojë e daljes së lumit Erzen nga shtrati, po kështu rrezikohen 20 shtëpi në lagjen Stalla, ndërsa në Vadardhë në rrezik përmbytjeje janë lagjet 2 dhe 6, ndërkohë rruga në kryqëzimin e fshatrave Perlat me Rrushkull është e pakalueshme.

Në njësinë e Katundit të Ri rezervuari është i tejmbushur dhe uji ka filluar të rrjedhë mbi barriera duke rrezikuar të përmbyten disa shtëpi në zonë, po kështu uji ka dalë mbi urën Erzen.

Në njësinë administrative Rrashbull ka rrëshqitur ura në fshatin Pjeshkë si dhe ka rrëshqitje dheu në fshatin Shkallnur.

Bashkia me të gjitha kapacitetet e veta dhe shtabi i emergjencave kanë marrë masat dhe vijojnë punën për zgjidhjen e problematikave të deritanishme si dhe janë në monitorim të vazhdueshëm të gjendjes së krijuar.

Bashkia e Durrësit dhe të gjitha ndërmarrjet e saj në varësi si dhe i gjithë shtabi i emergjencave janë dhe do të vazhdojnë të jenë në terren 24 orë në shërbim të qytetarëve si dhe në gatishmëri të plotë për të përballuar situatat e mundshme emergjente që mund të krijohen nga reshjet por edhe për tju përgjigjur menjëherë çdo banori të bashkisë Durrës që mund të ketë probleme nga kjo situatë.

I bëjmë apel të gjithë qytetarëve që mund të kenë probleme nga situata emergjente që mund të krijohet nga reshjet e shiut të telefonojnë në këta numra telefoni:

Arbër Braho    Zëvendëskryetar i Bashkisë Durrës 0672235237

Vasip Çopa     Kryeinspektor i Policisë Bashkiake 0684011639

Adriatiak Velaj Drejtor i Mbrojtjes nga Zjarri dhe Shpëtimi (MZSH) 0682026905

Aljon Hyskaj   Drejtor  Ndërmarrja Rruga 0694702377

Andri Cerri   Drejtor i Mbrojtjes Civile, Bujqësisë, Pyjeve dhe Shërbimit Veterinar 0685200696

Gerald Dautaj – Kryeinxhinier i Ndërmarrjes Ujësjellës Kanalizime 0692296301

Albert  Bukaçi Administrator Njësia Administrative Rrashbull 0682965510

Behar Xheja    Sektori i Mbrojtjes Civile 0674783001

Serdi Maksuti  Sektori i Mbrojtjes Civile 0698228584

Kujtim Shahini Administrator Njësia Administrative Katund i Ri 0699203775

Muhamet Çyrbja Sektori i Mbrojtjes Civile 0684698563

Rrapo Osmani Administrator Njësia Administrative Sukth 0684513088

Aurel Alimadhi Sektori i Mbrojtjes Civile 0674314413

Muharrem Sula Administrator Njësia Administrative Manëz 0682020316

Fabian Kurti Sektori i Mbrojtjes Civile 0699226998

Ilir Beqja Sektori i Mbrojtjes Civile 0673577771

Kadri   Gjyli    Administrator Njësia Administrative Ishëm 0692111600

Sali Doda        Sektori i Mbrojtjes Civile 0682369898

Ramazan Sula Sektori i Mbrojtjes Civile 0692700332