Këshilli bashkiak i Durrësit ka zhvilluar mbledhjen e rradhës me mjete të komunikimit elektronik dhe ka miratuar disa vendime të rëndësishme. Ja të gjitha vendimet që u miratuan në këtë mbledhje si dhe dy relatimet e kryera:

• Për miratimin e kritereve për familjet në nevojë, që do të trajtohen me ndihmë ekonomike deri në 6% të fondit të kushtëzuar për bllokndihmën ekonomike si dhe për ato që do të trajtohen me fonde të buxhetit vendor.

• Për miratimin e familjeve përfituese të ndihmës ekonomike me fonde nga të ardhurat e Bashkisë Durrës për muajin janar 2021.

• Për mbarimin përpara afatit të mandatit të këshilltarit z.Arben Isaku.

• Për vijimin e proçedurave të prishjes së detyruar të tre objekteve banimi, pronë private (pallat), ndodhur në njësitë administrative nr. 3 dhe nr. 4, Durrës, në zbatim të ekspertizës të thelluar, hartuar nga Instituti i Ndërtimit, Tiranë.

• Për miratimin e listës së familjeve përfituese të subvencionimit të qirasë, të mbetura të pastreha si pasojë e shembjes së banesave të tyre, shkaktuar nga prishja e detyruar e pallateve pranë tyre, sipas ekspertizave të thelluara hartuar nga Instituti i Ndërtimit Tiranë.

• Për miratimin e listës së familjeve përfituese të subvencionimit të qirasë, të mbetura të pastreha, si pasojë e shembjes së banesave të tyre (pallate), shkaktuar nga prishja e detyruar, sipas ekspertizave të thelluara, hartuar nga Instituti i Ndërtimit Tiranë.

• Për miratimin e ndryshimit të vkb nr. 599, datë 11.03.2019 “Për miratimin e përdorimit të fondit vjetor prej 8.800.000 lekë për prokurimin e sipërmarrjes private të shërbimit të mirëmbajtjes dhe ruajtjes së varrezave publike të qytetit të Durrësit”.

• Raport për punën e këshillit të bashkisë Durrës për 12- mujorin e vitit 2020.

• Relatim mbi rezolutën “Mbi marrjen e masave të veçanta për shkak të situatës së krijuar si rezultat i pandemisë të shkaktuar nga covid-19, pёr parandalimin e dhunёs me bazё gjinore”, e cila është miratuar me vkb nr.58, datë 30.06.2020.

• Për miratimin e kontratës model për kalimin e masës së grantit të rindërtimit për banesat individuale të dëmtuara nga tërmeti i datës 26 nëntor 2019 sipas projekteve model nga Bashkia Durrës tek përfituesi.

• Për miratimin e vendndodhjes së terminalit jugor të autobusëve në Bashkinë e Durrësit.