Është zhvilluar me mjete të komunikimit elektronik mbledhja jashtë rradhe e këshillit bashkiak të Durrësit ku u miratuan disa vendime të rëndësishme midis të cilave edhe lista e dhjetë me subjektet përfitues të programit të grantit për rikonstruksionin si dhe ndihma financiare për familjet e dëmtuara nga përmbytjet. Ja të gjitha vendimet e miratuara në këtë mbledhje:

  • Për miratimin e dhënies së ndihmës financiare, sipas listës së dhjetë me subjektet përfitues të programit të grantit për rikonstruksionin ose riparimin e banesave të dëmtuara si pasojë e dëmeve të shkaktuara nga fatkeqësia natyrore e tërmetit të datës 26 nëntor 2019.
  • Për miratimin e kërkesës së bashkisë Durrës, së bashku me dokumentacionin tekniko-ligjor për akordimin e ndihmës financiare për familjet e dëmtuara nga përmbytjet të shkaktuara nga rreshjet e dendura në njësitë administrative Sukth dhe Katund i Ri.
  • Për miratimin e listës së dytë të 22 subjekteve përfituese, të cilët do të përfitojnë masën e grantit të rindërtimit të banesave individuale të dëmtuara nga tërmeti i datës 26 nëntor 2019, sipas projektit model.

Ndërsa pika tjetër: “Për miratimin e listës të subjekteve përfituese që do të përfitojnë nga programi i proҫesit të rindërtimit për pallatin nr. 1062, rruga "26 Nëntori" dhe pallatin nr. 14, rruga"Petraq Boshnjaku" njësia administrative nr.2, të dëmtuara nga fatkeqësia natyrore e tërmetit të datës 26 nëntor 2019” është hequr nga rendi i ditës dhe është shtyrë për tu miratuar mbledhjen e ardhshme të këtij këshilli.