Printo

Kryetarja e Bashkisë së Durrësit Emiriana Sako ka pritur në një takim kreun e Prezencës së OSBE-së në Shqipëri, Vincenzo Del Monaco. Kryebashkiakja Sako i ka shprehur mirënjohjen ambasadorit në lidhje më ndihmën e vazhdueshme që OSBE i ka dhënë dhe vazhdon t’i japë vendit tonë. Në këtë takim u bashkëbisedua për tema të ndryshme siç janë çështjet e sigurisë, rinia, bashkëpunimi i frytshëm me OSBE-në në fusha të ndryshme. Kryebashkiakja Sako dhe ambasadori Vincenzo Del Monaco ndanë të njëjtin mendim mbi perspektivat për rritjen e mëtejshme të bashkëpunimit midis Bashkisë së Durrësit dhe OSBE-së si dhe ndërmarrjen e të tjera projekteve të përbashkëta në të ardhmen.