Këshilli bashkiak i Durrësit ka zhvilluar mbledhjen  e  rradhës  në  sallën  e  qendrës  kulturore  “Aleksandër Moisiu” duke  zbatuar  protokollin  e  sigurisë së institucionit, për masat  e  marra  kundër  Covid –19, sipas  udhëzimeve  të Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale. Në këtë mbledhje janë miratuar këto vendime të rëndësishme:

-Për miratimin e familjeve përfituese të ndihmës ekonomike nga fondi i kushtëzuar për bllokndihmën ekonomike deri 6% dhe fondi nga të ardhurat e bashkisë, për muajin qershor 2021.

-Për miratimin e përdorimit të fondit prej 541’801’000 lekë pa tvsh, të përfituar në zbatim të vendimt të këshillit të ministrave nr. 333, datë 2.6.2021 “për përdorimin e fondit të rindërtimit për financimin e rikonstruksionit të njësive individuale të banimit dhe njësive të banimit në ndërtesa (pallat) në bashkitë Durrës, Krujë dhe Rrogozhinë”.

-Për miratimin e përdorimit të fondit prej 127’823’334 lekë pa tvsh, të përfituar në zbatim të vendimt të këshillit të ministrave nr. 334, datë 2.6.2021 “për përdorimin e fondit të rindërtimit, për financimin e rindërtimit të banesave individuale, në bashkitë Durrës, Kamzë, Vorë, Shijak dhe Mirditë”.

-Për  miratimin  e  përdorimit  të  fondit  prej 20’935’657  lekë me tvsh, i cili do të merret nga fondi i miratuar me VKB-në nr.34  datë  31.03.2021, për  përforcimin  e  terrenit  nga rrëshqitja e dherave në zonën e ndodhur në lagjen nr.10 në kodër pranë currilave nga ana veriore e perëndimore  e  saj dhe për  objektin e ndodhur në faqen e kodrës në fshatin Shkallnur në njësinë administrative Rrashbull.

-Për vijimin e proçedurave të prishjes së detyruar të objektit pallat 25/1, nr. gis 23179, rruga “Hysen Myshketa” Durrës.

-Për miratimin e listës së përfituesve nga programi i rindërtimit në njësitë administrative nr. 1, 2, 5, 6, Rrashbull, Katund i Ri, bashkia Durrës, që do të përfitojnë nga programi i proçesit të rindërtimit për banesat individuale të dëmtuara nga fatkeqësia natyrore e tërmetit të datës 26 nëntor 2019.

-Për miratimin e listës së përfituesve nga programi i proçesit të rindërtimit në lagjen nr. 17, njësia administrative nr. 5, rruga "Lura" pallati nr.3 dhe rruga "Ahmet Dakli" pallatet nr.15 dhe 23, të dëmtuara nga fatkeqësia natyrore e tërmetit të datës 26 nëntor 2019.

-Për miratimin e listës të përfituesve që do të përfitojnë nga programi i proçesit të rindërtimit për pallatin Kastrati, rruga “Ramadan Veliu”, pallati nr.458, rruga “Bajram Tusha”, si dhe pallati nr. 1062 rruga “26 nëntori”, të dëmtuar nga fatkeqësia natyrore e tërmetit të datës 26 nëntor 2019.

-Për miratimin e listës së përfituesve,që do të përfitojnë nga programi i proçesit të rindërtimit për pallatin nr.3,5,7, rruga "Bashkimi",pallati nr.1, rruga "Demokracia", pallati nr.2/1, rruga "Progresit", pallati nr.6, rruga "Mileniumi" dhe pallati nr.4, rruga "Minierës", në njësinë administrative Manëz, të dëmtuar nga fatkeqësia natyrore e tërmetit të datës 26 nëntor 2019.

-Për miratimin e ndryshimit të vendimit të këshillit bashkiak nr.32, datë 26.03.2021 përsa i përket listës së përfituesve nga programi i proçesit të rindërtimit për 4 banesa kolektive, lagjanr.17, rruga “Lura”, Durrës të dëmtuara nga fatkeqësia natyrore e tërmetit të datës 26 nëntor 2019.

-Për miratimin e ndryshimit të vendimeve të këshillit bashkiak nr.55, datë 26.06.2020, nr.64, datë 07.07.2020, nr.67, datë 14.07.2020, nr.70, datë 20.07.2020, nr.100, datë 30.09.2020 përsa i përket ndryshimit të listave emërore të familjeve përfituese të grantit për rikonstruksionin ose riparimin e banesave të dëmtuar si pasojë e dëmeve të shkaktuara nga fatkeqësia natyrore e tërmetit të datës 26 nëntor 2019, për shkak të ndryshimit të kategorisë së dëmit të shkaktuar.

-Për miratimin e ndryshimit të VKB-së nr.46, datë 06.04.2012 “për ndryshimin e VKB-së nr. 79, datë 10.05.2006 “për miratimin e strukturave organizative dhe rregulloreve të brendshme të funksionimit të ndërmarrjeve dhe institucioneve në varësi të bashkisë Durrës”.

-Për miratimin e ndryshimit të VKB-së nr.123, datë 24.12.2020 “për miratimin e buxhetit të bashkisë Durrës për vitin 2021, si dhe projektbuxhetin afatmesëm të bashkisë Durrës për vitet 2021-2023”.

-Për miratimin e kritereve, proçedurave të përzgjedhjes së anëtarëve të këshillit vendor të rinisë, si dhe mënyra e organizimit dhe funksionimit të tij.

-Për miratimin e ndryshimit të vendimit të këshillit bashkiak nr. 202,datë 24.02.2010 “për miratimin e zonave të destinuara për parkim në qytetin e Durrësit, në të cilat qëndrimi i mjeteve kushtëzohet nga pagesa e një shume që varet nga kohëzgjatja e qëndrimit”.

-Për miratimin e dokumentit të parë të programit buxhetor afatmesëm 2022-2024 të bashkisë Durrës.

-Për sistemimin e mjeteve në ruajtje të të ardhurave nga kuota e garancisë për çerdhet dhe kopshtet.

-Për detajimin e fondeve të miratuara me VKB-në nr.21,datë 25.02.2021 për katër objektet e kontratës me objekt “riforcimin e njësive të banimit në ndërtesat (pallat), të cilat janë klasifikuar si objekte me dëmtime të mëdha strukturore ose dëmtime shumë të rënda jostrukturore dhe që nuk duhen rindërtuar nga e para”me nr. 533/10 prot, datë 10.02.2021, pa sjellë ndryshime në vlerën e saj.