Kryetari i Bashkisë së Durrësit Vangjush Dako ka pritur në Bashkinë që ai drejton të gjithë drejtuesit dhe përfaqësuesit e atyre institucioneve që janë aktorët në luftën ndaj dhunës që i ushtrohet grave. Është zgjedhur pikërisht dita e 8 Marsit, dita e gruas, që të gjitha palët të nënshkruanin një memorandum bashkëpunimi me qëllim shtimin e efikasitetin për të luftuar dhunën ndaj grave. Në këtë takim merrnin pjesë përvec kryebashkiakut Dako edhe drejtues të OJQ që merren me integrimin e femrave në shoqëri por edhe me luftën ndaj dhunës së grave, drejtori i drejtorisë së policisë së Qarkut Durrës, drejtoresha e drejtorisë arsimore, përfaqësues nga gjykata, prokuroria etj. Kryebashkiaku Dako në fjalën e tij përshëndetëse u shpreh se është mjaft e rëndëisshme që të gjithë aktorët instituciunalë bëhen bashkë në firmosjen e këtij memorandumi bashkëpunimi në mënyrë që të lufotohet në mënyrë s amë efikase fenomeni i dhunës ndaj grave. Po kështu kryebashkiaku dako theksoi edhe faktin se Bashkia ka punuar ndjeshëm në drejtim të këtij fenomeni duke mbështetur projekte që kanë të bëjnë me luftimin e këtij fenomeni ndërkohë që në Bashkinë e Durrësit funksionon edhe zyra e barazisë gjinore e cila ka një nga objektivat kryesorë edhe luftën ndaj dhnës që i ushtrohet grave. Të gjithë pjesëmarrësit kanë shprehur gatishmërinë në punën e institucioneve që ata drejtojnë pë rtë luftuar sa më shumë këtë fenomen dhe më pas të gjithë kanë firmosur këtë memorandum bashkëupunimi që i bashkoi të gjithë institucionet dhe OJQ në një luftë të përbashkët kundër shunës që ushtrohet ndaj grave në Durrës.