Bashkia e Durrësit me qëllim ndërgjegjësimin e qytetarëve për mbrojtjen e mjedisit, ditën e dielë, më datë 3 prill, fillon zbatimin e nismës "Dita pa makina”.

Për realizimin e kësaj nisme, Bashkia e Durrësit në bashkëpunim me Policinë e Shtetit ka marrë masat e nevojshme për të kufizuar qarkullimin e mjeteve private në disa akse rrugore.

 

Ditën e dielë, më 3 prill nga ora 9.00 deri në 15.00, ndalohet qarkullimi i mjeteve private në akset:

Bulevardi “Dyrrah” – Rruga “Grigor Durrsaku”

Rruga “Aleksandër Goga” nga Mauzoleumi i Dëshmorëve – Bulevardi “Epidamn” deri tek Torra Veneciane.  

 

#Bashkohu edhe ti nismës sonë për një mjedis më të pastër dhe për një jetë më të shëndetshme.

#Durrësi pa makina – jeto shëndetshëm!