Këshilli bashkiak i Durrësit ka zhvilluar mbledhjen e rradhës. Në këtë mbledhje u miratuan të gjitha vendimet e rendit të ditës si dhe u informuan këshilltarët lidhur me raport performancën për vitin 2021 të bashkisë së Durrësit. Ja vendimet e miratuara:

Për miratimin e familjeve përfituese të ndihmës ekonomike nga fondi i kushtëzuar për bllok ndihmën ekonomike deri 6 % dhe fondi nga të ardhurat e bashkisë, për muajin maj 2022.

Për mbarimin përpara afatit të mandatit të këshilltarit z. Elio Jani.

Për miratimin e një shtese në aneksin 2, bashkëlidhur vendimit të këshillit bashkiak nr. 30, datë 26.03.2021, i ndryshuar, përsa i përket listës së përfituesve, që do të përfitojnë nga programi i proçesit të rindërtimit për pallatin Kastrati, rruga “Ramadan Veliu”, i dëmtuar nga fatkeqësia natyrore e tërmetit të datës 26 nëntor 2019.

Për miratimin e ndryshimeve në vkb nr.162, datë 23.12.2021 “për miratimin e listës emërore të nxënësve të arsimit profesional dhe konvikteve të shkollës së mesme profesionale “Beqir Çela” dhe shkollës së mesme teknologjike “Hysen Çela”, që plotësojnë kriteret ligjore për përfitimin e bursave dhe pagesave për vitin shkollor 2021-2022”, të ndryshuar.

Për miratimin e ndryshimit të pikës 1, të vendimit të këshillit bashkiak nr. 286, datë 13.08.2002 “strehimin e familjeve në apartamentet e banimit të magazinave të duhan cigares në zonën e Rrashbullit Durrës sipas listës së miratuar me vkm-në nr.34, datë 20.01.2001, përsa i përket listës emërore të familjeve të strehuara në apartamentet e banimit të magazinave të duhan cigares në zonën e Rrashbullit Durrës”, i ndryshuar.

Për miratimin e listës së përfituesve nga programi i proçesit të rindërtimit në njësinë administrative nr.2, rruga "Isuf Molla", pallati nr.27, i dëmtuar nga fatkeqësia natyrore e tërmetit të datës 26 nëntor 2019.

Për miratimin e disa shtesave në aneksin 1, pjesë përbërëse e vendimit të këshillit bashkiak nr. 77, datë 28.06.2021, i ndryshuar, përsa i përket listës së përfituesve nga programi i proçesit të rindërtimit për pallatin nr. 3, 5, 7, rruga “Bashkimi”, pallati nr.1, rruga “Demokracia”, pallati nr. 2/1, rruga “Progresit”, pallati nr. 6, rruga “Milleniumi” dhe pallati nr. 4, rruga “Minierës”, në njësinë administrative Manëz, të dëmtuar nga fatkeqësia natyrore e tërmetit të datës 26 nëntor 2019.

Për miratimin e një shtesë në aneksin nr.1, të vendimit të këshillit bashkiak nr. 22, datë 25.02.2021 “për miratimin e listës të subjekteve përfituese, që do të përfitojnë nga programi i proçesit të rindërtimit për pallatin nr. 1062, rruga “26 Nëntori” dhe pallatin nr. 14, rruga “Petraq Boshnjaku” njësia administrative nr. 2, të dëmtuara nga fatkeqësia natyrore e tërmetit të datës 26 nëntor 2019”, duke përfshirë z. Fatmir Kola.

Për miratimin e përdorimit të fondit të rindërtimit për vitin 2022 me vlerë 100’000’000 lekë pa tvsh, në zbatim të vendimit të këshillit të ministrave nr. 291, datë 11.5.2022 për një shtesë në vendimin nr.201, datë 25.3.2021, të këshillit të ministrave, “për përdorimin e fondit të rindërtimit për financimin e riforcimit të njësive të banimit në ndërtesa (pallat) në bashkitë Durrës dhe Kamzë”.

Për miratimin e listës me tre familje, përfituese të subvencionimit të qirasë që i rrezikohet jeta dhe prishja e banesës së tyre, nga shembja e detyruar e pallatit 25/1, nr.gis 23179, rr. ”Hysen Myshketa”, Durrës.

Për miratimin e kërkesës për t’u drejtuar këshillit të ministrave për një ndryshim të vkm-së nr. 295, datë 2.5.2012 “për miratimin e listës përfundimtare të pronave të paluajtshme publike, shtetërore, që transferohen në pronësi ose në përdorim të komunës Ishëm, të qarkut të Durrësit”, dhe miratimin e përditësimit pjesor të pasurisë me emërtimin kopshti Bizë, që mban nr. 12 të listës së transferimit.

Për miratimin në parim të vlerës financiare të shpronësimit prej 21561573.6 (njëzetë e një milion e pesëqind e gjashtëdhjetë e një mijë e pesëqind e shtatëdhjetë e tre pikë gjashtë ) lekë, për pasuritë, pronë private, që preken nga investimi publik me objekt: “rikonstruksion rruga Apulia” (paralel me linjën hekurudhore – plazh).

Për miratimin e ndryshimit të subjektit përfitues me nr.rendor nr.18, aneksi nr.1, pjesë përbërëse e vendimit të këshillit bashkiak nr. 32, datë 26.03.2021, “për miratimin e listës së përfituesve nga programi i proçesit të rindërtimit për 4 banesa kolektive, l.17, rruga "Lura", pallatet nr.1&3, dhe rruga "Ahmet Dakli", pallatet nr.15&23,të dëmtuara nga fatkeqësia natyrore e tërmetit të datës 26 nëntor 2019”, i ndryshuar.

Për dhënien e ndihmës financiare për familjet që kanë pësuar dëme si pasojë e rënies së zjarrit në banesat e tyre.

Për miratimin për dhënien në përdorim, pa kundërshpërblim, drejtorisë rajonale të monumenteve të kulturës Durrës, të pronës me emërtimin “vendstrehim”, me sipërfaqe të përgjithshme 155 m2 (nga kjo sipërfaqe nën objekt 95 m2 dhe sipërfaqe funksionale 60 m2 ), në inventar të ndërmarrjes Rruga, pronë e bashkisë, që mban nr. 256 të listës së pronave, transferuar me vkm-në nr. 536, datë 01.05.2008, me vendodhje në lagjen nr. 1, rruga “Taulantia”, zk 8512, për t’u përdorur për magazinim të objekteve të trashëgimisë kulturore, për një afat 1 vit, me të drejtë përsëritje.

Për miratimin për dhënien në përdorim, pa kundërshpërblim, drejtorisë rajonale të ofrimit të formimit profesional publik Durrës, te ambjenteve me sipërfaqe të përgjithshme 2118 m2 (nga kjo, sipërfaqe ndërtimi kati përdhe: s1= 170 m2 ; s2= 470 m2 dhe sipërfaqe ndërtimi kati parë s3=1458 m2 , dhe sipërfaqe funksionale 20 m2 ), me vendodhje në ish repartin e URT-së, pronë e bashkisë, për një afat kohor 10 vjet.

Për miratimin e ndryshimit të vkb nr.55, datë 26.06.2020 dhe vkb nr.64, datë 07.07.2020, përsa i përket ndryshimit të listave emërore të familjeve përfituese të grantit për rikonstruksionin ose riparimin e banesave të dëmtuara si pasojë e dëmeve të shkaktuara nga fatkeqësia natyrore e tërmetit të datës 26 nëntor 2019, për shkak të ndryshimit të kategorisë së dëmit të shkaktuar.

Për miratimin për dhënien me qira, shoqërisë “Mediterranean Investiment Group” shpk, të pasurisë nr.24/298, zk 8512, e llojit “truall i lire”, me sipërfaqe 346.6 m2 , me vendodhje në vendin e quajtur rruga “Egnatia”, transferuar bashkisë në përdorim, për një afat kohor 1 (një) vit, nga fillimi i kryerjes së punimeve.

Raport performance viti 2021, i bashkisë Durrës.