Printo

Në bashkinë e Durrësit është zhvilluar shorteu publik me objekt shpërndarjen midis përfituesve nga procesi i rindërtimit, të apartamenteve të një pallati në lagjen 7. Ky shorte i hapur dhe transparent është zhvilluar në prani të familjeve përfituese, komisionit të posaçëm si dhe mediave. Në këtë mënyrë u finalizua me sukses procesi i rindërtimit për 34 familje të qytetit që u bënë me shtëpi të re. Apartamentet e tyre të reja i përkasin pallatit 1062 i cili u rindërtua tërësisht në të njëjtin vend por këto familje do të jetojnë në apartamente me standarte të larta sigurie, më të bukura e më të forta se ato që kanë patur.